Lazio tenton Shaqirin, ja sa kërkon Liverpool

Lazio po tenton të afrojë Xherdan Shaqirin.

Anësori i Liverpool nuk bën pjesë në planet e Klopp dhe ka dalë në shitje, shkruan Albeu.com

Sipas Liverpool Echo, “Reds” i kanë vendosur shqiptarit çmimin prej 13 milionë euro, aq sa paguan te Stoke City në vitin 2018.

Lazio është në bisedime me Liverpool, por problem mbetet çmimi prej 13 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 28.06.2021 19:02