Lazio pret Immobilen, sot kontrolle për të parë gjendjen e tij fizike

Lazio ndjehet optimiste për kontrollet mjekësore të cilat Ciro Immobile do të zhvillojë sot.

Sulmuesi italian ndodhet tek klinika “Paideia” për të konstatuar gjëndjen e tij fizike.

Në shtëpinë e ekipit kryeqytetas ka optimizëm për gjëndjen e tij fizike dhe presin ta kenë të gatshëm “bomberin” italian kundër Interit. /albeu.com/


Shtuar 11.10.2021 14:25