Lazio lëviz në merkato, synohet dyshja Torreira-Zielinski

Sipas “Il Messaggero”, Lazio është fokusuar te përforcimet e mesfushës.

Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto nuk dihet nëse do të vazhdojnë aventurën e tyre te klubi i Lazios, kështu që Sarri ka bërë dy kërkesa të reja për mesfushën.

Ish-tekniku i Juventusit dhe Napolit i ka bërë kërkesë drejtuesve të klubit kryeqytetas që të interesohen për Lucas Torreira të Arsenalit, i cili ishte në huazim te Fiorentina dhe për Zielinski e Napolit.

Ky i fundit do të jetë pak më i vështirë për t’u transferuar pasi mund t’i kushtojë klubit të kaltër./ h.ll/albeu.com

Shtuar 17.06.2022 09:24