Categories: sport

Lazio e Gattusos në formë fantastike: pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe në krye të Serie A

Nën drejtimin e Gennaro Gattusos, Lazio po zhvillon një sezon mbresëlënës. Skuadra nga Roma fitoi 6-2 në transfertë kundër Sassuolos, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Serie A. Ky ishte triumfi i tetë i Lazios në nëntë takime, ndërsa ekipi vazhdon të jetë i pamposhtur në kampionat.

Takimi nisi me gol që në minutën e dytë, kur Kenneth Taylor i dha avantazhin Lazios. Kristian Thorstvedt barazoi për Sassuolon, por Gustav Isaksen dhe Romano Floriani Mussolini shënuan më pas, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Të lidhura

None found

Sassuolo mbeti me një lojtar më pak në minutën e 31-të, pas përjashtimit të Thorstvedtit. Megjithatë, vendasit arritën të shënonin sërish, me Sebastiano Espositon që ngushtoi diferencën.

Para përfundimit të pjesës së parë, Mattia Zaccagni realizoi për Lazion. Në fraksionin e dytë, Tijjani Noslin gjeti rrjetën dy herë dhe vulosi fitoren 6-2.

Ndeshja pati edhe dy penallti të humbura: një nga Zaccagni dhe tjetrën nga Davide Frattesi. Kjo nuk e ndali Lazion të siguronte tri pikët.

Lazio e Gattusos ngjitet në vendin e parë

Pas nëntë javësh, Lazio ka grumbulluar 25 pikë dhe kryeson tabelën e Serie A.

Ekipi i Gattusos numëron tetë fitore dhe një barazim, ndërsa suksesi ndaj Sassuolos shënoi fitoren e pestë radhazi në kampionat.

Para kësaj ndeshjeje, Lazio kishte mposhtur Monzën, Juventusin dhe Parmën. Pikët e vetme i kishte lënë në barazimin 2-2 me Milanin.

Edhe pse në fillim të sezonit nuk konsiderohej ndër favoritët kryesorë për titullin, skuadra romake po tregon se është një pretendente serioze. Loja e saj po dallohet për intensitet, agresivitet dhe unitet.

Pavarësisht rezultateve mbresëlënëse, Gattuso po kërkon që lojtarët të mbeten të përulur dhe të përqendruar, duke u përpjekur ta mbajë ekipin me këmbë në tokë. /Telegrafi/

të fundit

Zbulohen zyrtarisht tri kandidaturat për kreun e FIFA-s

FIFA ka bërë të ditur se tri kandidatura janë paraqitur nga federatat anëtare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat…

4 minutes ago

PSG hyn me forcë në garën për mbrojtësin e Manchester Cityt, Josko Gvardiol

Paris Saint-Germaini është futur fuqishëm në garën për transferimin e mbrojtësit kroat Josko Gvardiol, i cili mund të largohet nga…

4 minutes ago

Përfundon takimi i parë trepalësh mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, liderët diskutojnë për paqen dhe armët bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e…

5 minutes ago

Seanca e Kuvendit të Kosovës vonohet rreth një orë, ende nuk ka rifilluar

Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur…

14 minutes ago

ESHR-Maqedoni: Sektori i IT-së në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore me boshllëqe të theksuara në sigurinë e informacionit

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,…

16 minutes ago

Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut shkaktuan 34% të vdekjeve në Maqedoni

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025.…

16 minutes ago