Tri emra janë paraqitur zyrtarisht nga federatat anëtare për garën e ardhshme presidenciale të FIFA-s, zgjedhjet e së cilës do të zhvillohen më 18 mars 2027 gjatë Kongresit të 77-të në Rabat të Marokut.
Ndër kandidatët është edhe presidenti në detyrë Gianni Infantino, i cili kërkon një tjetër mandat në krye të organit më të lartë të futbollit ndërkombëtar.
None found
Në listë bashkë me të janë edhe Philippe Diallo dhe Kohzo Tashima, ndërsa FIFA ka sqaruar se emrat janë të renditur sipas alfabetit.
Megjithatë, përpara se kandidaturat të marrin statusin zyrtar, ato do të kalojnë në filtrin e Komitetit Zgjedhor të FIFA-s.
Ky komision do të kontrollojë nëse secili prej kandidatëve plotëson kërkesat dhe standardet e vendosura nga rregullorja e institucionit.
FIFA njofton se federatat anëtare do të njoftohen për emrat që miratohen nga Komiteti Zgjedhor jo më vonë se data 18 shkurt 2027.
Votimi përfundimtar do të mbahet më 18 mars 2027 në Kongresin e 77-të të organizatës në Rabat, ku do të vendoset se kush do të drejtojë futbollin botëror për ciklin e ardhshëm.
Paris Saint-Germaini është futur fuqishëm në garën për transferimin e mbrojtësit kroat Josko Gvardiol, i cili mund të largohet nga…
Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e…
Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur…
Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,…
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025.…
Deklaratat e ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë (VBA), Momir Stojanoviq, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të…