Categories: sport

Lazio triumfon bindshëm ndaj Juventusit, Zhegrova luan mbi 30 minuta

Lazio ka shënuar një fitore të thellë 0-3 në transfertë ndaj Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso ishte më dominues në pjesën më të madhe të takimit, edhe pse Juventusi e nisi sfidën me ritëm të mirë dhe krijoi disa mundësi.

Të lidhura

None found

Randal Kolo Muani arriti ta dërgonte topin në rrjetë për vendasit, por goli u anulua nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë loje.

Lazio kaloi në epërsi në minutën e 37-të, kur Oliver Provstgaard shënoi pas asistimit të Zaccagnit.

Juventusi e filloi më mirë edhe pjesën e dytë, ndërsa Woltemade ishte pranë realizimit me një goditje të bukur.

Megjithatë, në minutën e 66-të, Gustav Isaksen realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke e çuar avantazhin e Lazios në 0-2.

Pas këtij momenti, Luciano Spalletti aktivizoi Edon Zhegrovën. Sulmuesi kosovar zhvilloi mbi 30 minuta lojë dhe kreu disa driblime, por nuk arriti të shënonte apo të dhuronte asistim.

Fitoren e Lazios e vulosi Fisayo Dele-Bashiru, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 89-të.

Me këtë sukses, Lazio renditet e dyta me 19 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në vendin e tetë me 11 pikë.

të fundit

Zbulohen zyrtarisht tri kandidaturat për kreun e FIFA-s

FIFA ka bërë të ditur se tri kandidatura janë paraqitur nga federatat anëtare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat…

4 minutes ago

PSG hyn me forcë në garën për mbrojtësin e Manchester Cityt, Josko Gvardiol

Paris Saint-Germaini është futur fuqishëm në garën për transferimin e mbrojtësit kroat Josko Gvardiol, i cili mund të largohet nga…

4 minutes ago

Përfundon takimi i parë trepalësh mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, liderët diskutojnë për paqen dhe armët bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e…

4 minutes ago

Seanca e Kuvendit të Kosovës vonohet rreth një orë, ende nuk ka rifilluar

Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur…

14 minutes ago

ESHR-Maqedoni: Sektori i IT-së në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore me boshllëqe të theksuara në sigurinë e informacionit

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,…

16 minutes ago

Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut shkaktuan 34% të vdekjeve në Maqedoni

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025.…

16 minutes ago