Paris Saint-Germain i është bashkuar fuqishëm garës për të siguruar shërbimet e mbrojtësit kroat Josko Gvardiol, i cili mund të ndahet nga Manchester City në një prej afateve të ardhshme kalimtare.
Sipas gazetës spanjolle El Nacional, si PSG-ja ashtu edhe Barcelona e konsiderojnë futbollistin një përforcim të rëndësishëm për repartin e prapavijës.
None found
Në projektin e drejtuar nga Luis Enrique në Paris dhe te skuadra e Hansi Flickut në “Camp Nou” vlerësohen cilësitë e mbrojtësit kroat, i cili mund të aktivizohet si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e majtë.
Sidoqoftë, Manchester City nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit e klubit anglez nuk dëshirojnë ta dobësojnë ekipin në mes të sezonit dhe kanë bërë të qartë se nuk do të marrin parasysh oferta për lojtarin në afatin dimëror.
Interesimi për Gvardiolin shfaqet pavarësisht paraqitjeve të mira të dy klubeve në sezonin 2026/27. PSG-ja kryeson Ligue 1 me 23 pikë pas 10 xhirove, ndërsa në Ligën e Kampionëve i ka fituar katër ndeshjet e para.
Në anën tjetër, Barcelona prin në La Liga me 33 pikë nga 12 ndeshje. Trajneri Hansi Flick e vlerëson veçanërisht aftësinë e kroatit për të luajtur në disa pozita në mbrojtje.
Megjithatë, një kalim i tij nuk do të jetë aspak i thjeshtë. Manchester City pagoi mbi 90 milionë euro për ta transferuar kroatin dhe ai ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2031.
Për këtë arsye, drejtuesit e Cityt nuk kanë pse të pranojnë një ofertë më të ulët se vlera që i kanë caktuar futbollistit.
Përveç PSG-së dhe Barcelonës, në garë për shërbimet e Gvardiolit janë përmendur edhe Liverpooli, Bayern Munichu, Chelsea dhe Al-Nassr nga Arabia Saudite.
Pritet që klubet e interesuara ta ndjekin nga afër situatën e mbrojtësit kroat gjatë javëve të ardhshme, ndërsa çdo lëvizje konkrete pritet të shtyhet për afatin kalimtar të verës së vitit 2027, pasi Manchester City nuk dëshiron ta humbasë atë në janar.
FIFA ka bërë të ditur se tri kandidatura janë paraqitur nga federatat anëtare për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat…
Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e…
Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur…
Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,…
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025.…
Deklaratat e ish-drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë (VBA), Momir Stojanoviq, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të…