“Largimi i Donnarummës ishte hakmarrje e Raiolas ndaj Milanit”

Të vish me shumë bujë dhe mos kesh minuta, as në ditët më të këqija Donnarumma nuk do ta kishte menduar.

“Corriere dello Sport”, analizon situatën e 22-vjeçarit duke shkruar se “imazhi i tij, i trishtë dhe i vetmuar, të jep një trishtim të pafund në stolin e pasur të PSG –së, në krah të Icardit”. Sipas gazetës, situata në të cilën jeton i riu konfirmon se vendimi për t’u larguar nga Milano nuk ka qenë një projekt teknik, por një trillim i agjentit të tij që kërkonte një hakmarrje banale për mos marrjen e komisioneve në 2017, kur klienti i tij rinovoi me Milanin.

Pika përfundimtare e kësaj historie, sipas gazetës prestigjoze mund të jetë gjithashtu një problem për kombëtaren e Roberto Mancinit. A mundet që Donnarumma ngroh stolin e PSG, njëkohësisht të jetë një titullar për Kampionët e Europës? Nëse një portier humbet zakonin e trajektoreve, daljeve, distancave, problemeve të reja mund të lindin, thuhet aty.

Për më tepër, transferimi sikur edhe në huazim te Juventusi (që po vuan nga Szczesny) në janar, përplaset me bilancet dhe llogaritë e bardhezinjve.

Për këtë arsye, Donnarumma është i trishtuar në një qytet ku nuk e njeh gjuhën, ku nuk ka miq jashtë futbollit dhe ku nuk dihet ende fati i karrierës së tij.


Shtuar 27.09.2021 19:10