Laporta urdhëron shitjen e kapitenit të Barcelonës

Një lëvizje e papritur te Barcelona! Presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ka udhëzuar drejtorinë teknike që të nxjerrë në shitje kapitenin e skuadrës, portierin Mark Andre Ter Shtegen.

Një vendim i papritur, duke llogaritur se gjermani mendohej se ishte një nga shtyllat e ekipit për edicionin e ri.

Katalanasja “RAC-1” bën të ditur se në klub mendojnë se portieri i Espanjolit, Hoan Garsia, do të pranojë ofertën që i ka bërë Barcelona për t’iu bashkuar kësaj të fundit, edhe pse ka oferta të tejra nga Njukasëll e Mançester Siti. Kjo është arsyeja pse Laportës i duhet të largojë një portier i cili do të ishte “problematik” për 24-vjeçarin.

Ter Shtegen kërkon të jetë titullar ndaj për t’i bërë vend Garcias, duhej larguar gjermani i cili ka kontratë deri në vitin 2028, me një rrogë të lartë.

Më e thjeshtë është situata me Vojçeç Sheznin, i cili kërkon të jetë protagonist, por jo detyrimisht titullar në çdo ndeshje. Ndaj është udhëzuar stafi i klubit që të gjejë një blerës për Ter Shtegen sa më parë.


Shtuar 30.05.2025 17:47