Pique dhe Shakira u ndanë pas një lidhjeje 12-vjeçare dhe ishte një ngjarje e cila u përfol shumë nëpër media.
Nga këto lajme, Pique ishte fajtori i ndarjes dhe, Joan Laporta i ka dalë në mbrojtje mbrojtësit spanjoll duke deklaruar se Gerrard Pique nuk është ai person siç mediat e shfaqin.
“Pique po vuan shumë. Ne kemi në imagjinatën tonë një lojtar me famë, para dhe gjithçka tjetër, por ai është një njëri dhe Pique është një person i shkëlqyer. Ai është një nga kapitenët më të mirë, jemi me shumë fat dhe na ka dhënë shumë në skuadër.
Edhe pse ka kaluar rrethana aspak të mira, Pique meriton gjithë mbështetjen dhe dashurinë e fansave. Mos dëgjoni lajmet që përpiqen ta tregojnë atë si një njëri joserioz, pa ndjenja, që nuk ndjen asgjë. Jam me fat që e njoh. Ai është një person i jashtëzakonshëm që po vuan. Ne duhet ta ndihmojmë atë”, është shprehur presidenti i Barcelonës./ h.ll/albeu.com