Ndonëse ka kohë që një klub nuk mendon seriozisht mundësinë e sjelljes së brazilianit Neymar në skuadrën e tyre, ESPN ka mësuar se më në fund është shfaqur një skuadër që dëshiron ta sjellë atë në radhët e tyre. Bëhet fjalë, nëse është fare surprizë, për Chelsean dhe pronarin e tyre të ri Todd Boehly.
“ESPN” mësoi se Todd Boehly dhe presidenti i PSG-së Nasser al Khelaifi kanë pasur një takim sekret në Paris dhe se kanë diskutuar për transferimin e mundshëm të Neymar në Londër, por ende nuk kanë treguar se si do të realizohet gjithçka.
Neymar ka qenë prej kohësh objektivi i drejtuesve dhe tifozëve të PSG-së për shkak të sjelljes së tij joprofesionale dhe marrëdhënieve jashtë fushës, dhe së fundmi mediat franceze njoftuan se problemet e fundit që ai shkaktoi do t’i japin fund karrierës së tij në Paris dhe se klubi dëshiron ta largojë atë me çdo kusht gjatë merkaton së verës.
Megjithatë, kishte shumë dyshime për deklarata të tilla, sepse askush nuk dëshiron të nënshkruajë me Neymar në klubin e tyre për vite me radhë, si për shkak të kërkesave financiare, ashtu edhe për shkak të rrezikut që ai mund të prishë atmosferën në dhomën e zhveshjes, por padyshim që kjo nuk është problem për Chelsea, një klub që pas ardhjes së pronarit të ri, i blen lojtarët “si me buton”.
Edhe pse detajet e transferimit nuk janë publikuar, mediat franceze shkruajnë se Chelsea mund të paguajë shumën prej 60 milionë eurosh për shërbimet e Neymar.
Në këtë sezon sulmuesi brazilian ka luajtur gjithsej 28 ndeshje, duke shënuar 17 gola dhe duke regjistruar 16 asistime, gjë që tregon se është ende në formë të mirë.
Neymar mbërriti te PSG nga Barcelona me një transfertë prej 222 milionë eurosh.