Lajme të mira për Italinë para ndeshjes me Belgjikën, Chiellini gati ndërsa Florenzi kthehet në stërvitje

Italia ka marrë një lajm të mirë.

Selektori italian, Roberto Mancini ka marrë një lajm të mirë sa i përket rikthimit të futbollsitëve.

Sipas “Goal Italia”, kapiteni Giorgio Chiellini është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.

Sipas artikullit, edhe Alessandro Florenzi është rikthyer në stërvitje dhe ka dhënë sinjale pozitive në aspektin e rikuperimit nga lëndimi.

Chiellini u lëndua në ndeshjen e fazës së gurpeve ndaj Zvicrës, ku doli nga loja në min 24′


Shtuar 30.06.2021 19:56