Lajme të mira për Inzaghin, ndaj Juventusit rikuperon dy titullarë

“Corriere dello Sport” raporton se për Inzaghin ka lajm të mirë përpara ndeshjes ndaj Juventusit.

Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij janë rikuperuar nga dëmtimi dhe i janë bashkuar grupit në stërvitje.

Mungesa e madhe në këtë derbi për zikaltërit do të jetë padyshim ultrasit e “CN69”, pasi ata deklaruan ditën e djeshme se nuk do të jenë të pranishëm në stadium për disa arsye që nuk i kanë bërë të ditura./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.03.2022 18:01