Lajme pozitive nga infermieria për Milanin

Pas humbjes së dytë në Champions League, Milani mban sytë nga ifermirera me shpresën se lojtar kryesorë do dalin prej saj.

Brahim Diaz, i cili doli i lënduar nga ndeshja e Ligës së Kampionëve duket se nuk ka diçka serioze.

Ai është në gjendje të mirë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Atalantën në fundjavë.

Lajm i mirë edhe për Simon Kjaer. Mbrojtësi danez është gati të kthehet kundër Atalanta në Bergamo. Danezi, i cili gjithashtu ishte stërvitur dje duke pasur parasysh mos thirrjen kundër Atletico, është stërvitur rregullisht në një grup dhe do të jetë në dispozicion të Piolit për ditën tjetër.

Megjithatë, nuk ka kthim në fushë për Zlatan Ibrahimovic, ku edhe këtë mëngjes ai bëri punë të personalizuara në palestër, edhe nga Florenzi nuk ka lajme të mira pasi për italianin ekziston mundësia e një operacioni.

Sulmuesi ka humbur 5 ndeshjet e fundit dhe gjithashtu do të humbasë edhe ndeshjen tjetër me Atalantën, përveç angazhimeve të tij me Suedinë. Kthimi është caktuar pas ndeshjeve të kombëtareve. /


Shtuar 29.09.2021 15:18