Giroud: Humbja ndaj Interit na dha shkëndijën, synojmë Scudetton

Giroud ka qënë disa herë vendimtar për ekipin e Milanit.

Në një konferencë, ai është shprehur i bindur se humbja ndaj Interit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë i ka dhënë ekipi të tij forcën e duhur për të ecur përpara.

“Kemi të gjitha cilësitë që nevojiten për të fituar titullin. Tani nuk mund të fshihemi më dhe jemi të fokusuar te sfida me Fiorentinën.

Humbja e Interit nuk duhet të na shkëpusë vëmendjen nga vetvetja. Na ka karikuar fakti që jemi të parë dhe kemi përulësinë e besimin për t’i fituar ndeshjet e mbetura”.

“Fitorja me Lazion më ka lënë një emocion të çmendur. Me dhjetë mijë tifozë pas vetes e dinim që do të ishte një ndeshje e madhe. Luajtëm mirë dhe na mungoi diçka në fazën realizuese.

Besuam te fitorja deri në fund të ndeshjes dhe gjërat e mëdha i arrijnë vetëm ata që besojnë. Ky është slogani i Milanit dhe më pëlqen shumë sepse vë në dukje besimin e madh”./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.04.2022 10:56