Lajm i mirë për Real Madridin, Alaba dhe Bale negativë

Lajm i mirë për Real Madridin në ditën e parë të festave të Krishtlindjeve pas fitores ndaj Athletic në San Mamés. Sipas Gol, David Alaba dhe Gareth Bale, dy nga lojtarët e infektuar nga shpërthimi i koronavirusit që ka prekur skuadrën e bardhë, tashmë kanë rezultuar negativ dhe mund të jenë në dispozicion të Carlo Ancelottit në rikthimin e tij në punë për 29 dhjetor.

Rikuperimet e austriakit dhe uellsianit i shtohen edhe Rodrygo Goes, i cili dje përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se e ka kapërcyer sëmundjen. “I lumtur që testi është negativ për COVID! Mezi pres të jem në fushë për të ndihmuar ekipin tim”, ka deklaruar sulmuesi brazilian.

Ai që gjithashtu ka rezultuar negativ në testet e fundit për Covid është edhe Davide Ancelotti, asistent dhe djali i trajnerit të parë të Real Madridit. Tani për tani, lojtarët që vazhdojnë të rezultojnë pozitivë janë Marcelo,  Isco, Lunin dhe Asensio . /albeu.com


Shtuar 23.12.2021 13:13