Lajm i madh për kuqezinjtë, supertalenti dardan mund të luajë për Shqipërinë

Mirlind Dakun tashmë nuk e pengon më asgjë dhe mund të luajë për kombëtaren shqiptare.

Sulmuesi që ka luajtur për Kukësin në Superiore dhe që shkëlqeu me Murën në Slloveni, është zyrtarisht nënshtetas shqiptar.

Daku është pajisur me pasaportën e Shqipërisë, duke pasur mundësi që të luajë në ndeshje zyrtare.

Sulmuesi 25-vjeçar nuk u ftua në ndeshjet e fundit nga trajneri Girese për Kosovën dhe në një intervistë të dhënë, u shpreh se Shqipërinë do ta përfaqësonte me zemër. Tashmë, pritet që Daku të jetë afrimi më i ri në Kombëtaren e Shqipërisë.


Shtuar 23.06.2023 20:51