Lajm i keq për Argjentinën, dëmtohet ylli kombëtares dhe Kupa e Botës duket e pamundur

Argjentina me shumë mundësi do të bëjë pa Dybala në Kupën e Botës e cila do të luhet në Katar.

Ai u dëmtua ditën e djeshme në ndeshjen Roma-Leçe, ku mendohet se shkalla e dëmtimit është e lartë dhe do të sqarohet nga testet mjekësore që do të bëhen këto ditë. Fjalët e Mourinhos gjithashtu treguan pak shpresë, për të mos thënë aspak.

“Si është Dybala? Po them keq, për të mos thënë shumë keq. A do të mungojë gjatë? Unë nuk jam doktor, nuk kam folur me mjekët, por kur dëgjova Dybalan duke folur, e kuptova që ai është shumë keq”, është shprehur Mourinho./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.10.2022 08:06