Lajm i keq për Allegrin, titullari rezulton pozitiv me COVID-19

Në këtë fillim jave ka ardhur një lajm i keq për Juventusin dhe Allegrin.

Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testit të së dielës. Mbrojtësi anësor ishte i grumbulluar me Brazilin.

Mbrojtësi anësor është karantinuar dhe është asimptomatik. Këtë lajm e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Brazilit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.01.2022 22:02