Laçi fiton minimalisht ndaj Partizanit dhe renditen të dytët

Përballja mes Laçit dhe Partizanit e zhvilluar në Kurbin ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase.

Regi Lushkja i cili luajti edhe ndeshjen e fundit me laçianët arriti t’u jepte fitoren këtyre të fundit përballë demave të Dritan Mehmetit.

Ky gol do të vinte vetëm në minutën e 79-të Lushkja shënon një perlë të vërtetë duke mos i lënë shans reagimi portierit Hoxha, dhe duke e mbyllur aventurën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Partizani vazhdon e vuan finalizimin e rasteve të krijuara, duke mos arritur të dërgojë topin në rrjetën e kundërshtarëve, ndërsa ngelet në kuotën e 22 pikëve në vendin e 5-të.

Skuadra e Mirel Josës vazhdon kështu edhe ndjekjen e Tiranës kryesuese, teksa vazhdon të mbajë diferencën prej 6 pikësh, me Laçin që tanimë mban i vetëm vendin e dytë, 3 pikë më shumë se Kukësi i vendit të tretë, që humbi mbrëm me bardheblutë në “Air Albania”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.01.2022 16:25