Dukej se e ardhmja e Alexandre Lacazette në Arsenal ishte e shkruar. Në moshën 30-vjeçare dhe me kontratë deri në qershor, ai kishte më shumë se një këmbë e gjysmë jashtë Emirateve. Interi apo Atletico i kishin trokitur në derë në një moment apo në një tjetër.
Por tashmë, sipas ‘The Athletic’, ai ka arritur ta kthejë situatën. Mikel Arteta është i kënaqur me etikën e tij të punës në stërvitje , gjë që reflektohet në rritjen e performancës së tij në fushë. Për më tepër, roli i tij si drejtues i dhomës së zhveshjes është kyç.
Për këtë arsye, trajneri bask do të ishte i lumtur të zgjaste lidhjen e tij edhe përtej kësaj vere. Sigurisht që ka kushte. Ndërkohë që sulmuesi francez kërkon një rinovim për disa vite, në Londër nuk janë të gatshëm të lidhin duart dhe këmbët, duke marrë parasysh moshën e lojtarit, dhe mendojnë vetëm një zgjatje afatshkurtër.
Situata është e ngjashme me atë që Willian jetoi në Chelsea dhe përfundoi duke u larguar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në rastin e Lacazette. Arteta është në udhëkryq , sepse dëshiron të vazhdojë të llogarisë te sulmuesi, por jo me çdo kusht. r.t/albeu.com