Lacazette drejt largimit nga Arsenali, nuk pranon rinovimin

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, pritet të largohet nga Arsenali.

Ish-sulmuesi i Lyon ka kontratë me Gunners deri në verën e vitit të ardhshëm, por nuk do të ketë marrëveshje të re mes tij dhe klubit.

Bisedimet midis agjentit dhe përfaqësuesve të klubit nuk kanë shkuar edhe aq mirë dhe sulmuesi nuk ka qenë kurrë më afër largimit, i cili është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Atletico Madrid.


Shtuar 22.09.2021 20:10