Lacazette do të largohet nga Arsenali

Alexandre Lacazette, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit.

Mediat britanike, kanë njoftuar të mërkurën se Lacazette do të largohet nga Arsenali para mbylljes së afatit kalimtar.

Mësohet se Lacazette pritet të transferohet në La Liga, me Barcelonën që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Arsyeja e largimit të francezit është refuzimi i rinovimit të kontratës me Arsenalin që i skadon vitin e ardhshëm.

30-vjeçari është pjesë e Arsenalit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Lyoni dhe sezonin e fundit shënoi 17 gola në 43 ndeshje për “Topçinjtë”.


Shtuar 18.08.2021 16:22