Sot priten 350 afganë, shihni si po “dëbohen” nga dhomat e tyre studentët në Qytet Studenti (FOTO LAJM)

Ndërkohë që Shqipëria pret të strehojë rreh 1 mijë afganë brenda javës, të cilët një pjesë e tyre do të strehohen në Qytet Studenti, Tiranë, studentët të cilët e shfrytëzojnë verën për të punuar, janë nxjerrë jashtë.

Konviktet verore, të cilat u shërbejnë studentëve të universitetëve në Tiranë, qëndrojnë hapur gjatë verës në këmbim të një tarife të plotë monetare në mënyrë që studentët që punojnë të kenë mundësi strehimi.

Por çfarë po ndodh në Qytet Studenti në Tiranë?

Pamjet e publikuara nga gazetari Isa Myzaraj, tregon se si studentët po lënë dhomat e tyre dhe pse të paguara për të strehuar gardianët.

Studentët po largohen nga dhomat e tyre me valixhe e qese ne dorë në orët e pikut të vapës. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.08.2021 16:16