Pas thashethemeve me shumë bujë ditët e fundit për një ndarje të mundshme midis Wanda Nara dhe Mauro Icardi , ky i fundit ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku shihet bashkë me Wandan në Milano duke thyer heshtjen.
Gjithësesi gazeta italiane “ Repubblica” ka kryer një analizë kur sipas tyre, Icardi po mendon një rikthim tek Interi.
Icardi më shumë po kalon minuta në stol sesa në fushën e blertë.
Hapsirat sa vijnë e ngushtohen për një vend titullar me ekipin e PSG-së pasi treshja Mbappe-Messi-Neymar është e përhershme nga minuta e parë.
“Repubblica” mendon se Icardi ka kontaktuar Lautaro Martinez-in për të diskutuar rikthimin e tij në klubin e Milanos.
Mendohet gjithashtu se Wanda kërkon të qëndrojë në Milano përsëri bashkë me fëmijët e saj, gjë për të cilën mund ta futë në bisedime përsëri Icardin me Interin.