Kanë dalë pamjet e ndërhyrjes “horror” që lojtari i Shkumbinit bëri ndaj portierit të Pogradecit.
Herdis Alliu portieri i skuadrës së Pogradecit ka ngrirë një stadium të tërë në ndeshjen Pogradeci-Shkumbin.
Kur luheshin vetëm pak minuta nga pjesa e parë një prej sulmuesve të skuadrës së Peqinit ka ngritur aq fort këmbën sa ka goditur në kokë portierin e skuadrës së Pogradecit, Alliu duke e lënë pa ndjenja në fushë.
Për fatin e mirë ka qënë i menjëhershëm reagimi i stafit mjekësor të skuadrës liqenore që kanë arritur brenda pak minutash të normalizojnë situatën./ h.ll/albeu.com