Raheem Sterling padyshim ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Manchester City për shumë vite.
Erdhi momenti dhe sulmuesi anësor anglez u largua nga Manchester City dhe zgjodhi që aventura e tij e re të ishte te Chelsea, rivalët e City.
“Ishte momenti për t’u larguar nga Manchester City. Kuptova se nuk isha më në qendër të projektit dhe nuk kisha pse të qëndroja. Nëse nuk largohesha, do të bëja një gabim shumë të madh në karrierën time.
Kam dhënë gjithckka nga vetja te City dhe unë jam një person që dua të rritem profesionalisht, jo të shoh të tjerët se si luajnë. Unë dua ende të luaj, të shënoj dhe të fitoj në karrierën time. Duhet një sfidë e re dhe Chelsea ishte skuadra e duhur. Jam i lumtur që ndodhem këtu”, është shprehur Sterling./h.ll/albeu.com