La jashtë Cikalleshin, trajneri shqiptar ‘sulmon’ Sylvinhon: Mosmirënjohja është një nga veset më të këqija

Mosprania e Cikalleshit në listën e Kombëtares për Euro 2026 ka shkaktuar një reagim të madh në opinionin publik.

Të shumtë janë ata që e donin në Gjermani për kontributin disa-vjeçar me kuqezinjtë, ndërsa të tjerë mendojnë se koha e tij ka mbaruar duke i dhënë të drejtë Sylvinhos.

Cikalleshi i dha zyrtarisht fund me Kombëtaren, siç tregon edhe reagimi i tij në Instagram.

Të shumtë komentet nga figura të futbollit në mbështetje të tij dhe një prej tyre është edhe nga Dorjan Bubeqi.

Trajneri i Besës ka komentuar në postimin e sulmuesit kavajas duke thumbuar trajnerin Sylvinho.

“Respekte per ty vlla. Mosmirenjohja eshte nje nga veset me te keqija. Te uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende”, komenton Bubeqi.


Shtuar 28.05.2024 18:56