La fushën e lojës ndaj Club Brugge, nuk dihet shkalla e dëmtimit të Mbappe

Një natë aspak ashtu siç ishte menduar ajo e mbrëmshmja për PSG në ndeshjen saj të parë në Champions përballë Club Brugge.

Parisienët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, edhe pse në fushë ishte treshja fantastike dhe që pritej të dhuronte spektakël, MNM.

Nw fakt kjo 3-she ishte bashkë vetëm pjesën e parë, pasi në fillimin e të dytës, Kylian Mbappe u dëmtua dhe u largua nga fusha e lojës.

Futbollisti besohet se ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe sot pritet që pas testeve mjekësorë të mësohet shkalla e dëmtimit.

Gjiganti francez shpreson që të mos jetë lëndim serioz pasi Mbappe është shumë i rëndësishëm për klubin./albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 09:29