Kylian Mbappe shpallet lojtari i sezonit në Ligue 1 (VIDEO)

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe me plotë meritë ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit 2020/21 në Ligue 1.

Francezi ka qenë i papërmbajtshëm këtë edicion duke realizuar me shumë se 40 gola në të gjitha garat.

Edhe pse kanë fituar vetëm Kupën e Francës, PSG mbetet ende në garë për Ligue 1 dhe shpresojnë në gabimin e Lilles.

Ndërkohë, Mbappe para ndeshjes, fitoi çmimin e lojtarit më të mirë për këtë sezon në kampionatin francez.

Këtë e ka konfirmuar PSG përmes një komunikate zyrtare.


Shtuar 23.05.2021 21:30