Kadilli sfidon në debat publik Bashën: Do vazhdoj të këmbëngul

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli  ka sfiduar me një debat publik Lulzim Bashën.

Në një fjalë të shkurtër për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, ai ka bërë me dije detaje nga diskutimet. Ndër të tjera ai ka shtuar se debati publik do zbardhë të vërteta për demokratët.

“Ishte mbledhje me diskutime dhe debate. U përqëndrua tek kërkesat që unë paraqita. Nga 5, u miratua vetëm e para. 4 pikat e tjera nuk hapën as debat. Anëtarësia të na dëgjojë në një debat të hapur.

Do ishte lehtësi dhe balancë mes forcave. Nuk u pranua. Unë do vazhdoj të këmbëngul. Basha është i sfiduar nga unë personalisht për një debat publik. Nëse do të kishim një debat do të kishim një kryetar që të ngrinte sot opozitën e re. Do ta paraqisim veten që sot, jo në 2024. Nuk ka një gjë që shqetëson PD dhe nuk shqetëson qytetarët. Skemi pse të fshehim asgjë të vërtetat tona duhet ti ballafaqojmë në sytë e publikut”, tha ai.


Shtuar 23.05.2021 21:34