Pa CR7, ky pritet të jetë formacioni titullar i Allegrit për sezonin e ri

Juventus i Massimiliano Allegrit po merr pamje.

Bardhezinjtë kanë nevojë të ndërhyjnë mbi të gjitha në mesfushë, në pritje të lëvizjeve të mëtejshme në repartin e avancuar pas huazimit të Moratas.

Top Calcio tentoi të paraqesë ndryshimet e Juves së re duke përfshirë 3 blerje: Gosens, Locatelli e Pogba.

Francezi mund të vijë në këmbim të Ronaldos. Në sulm tredhëmbëshi Chiesa, Morata, Dybala.

Për të financuar kto goditje Juve shpreson të shesë Ramsey për 15-16 milionë euro dhe Bentancur për 30. Kësaj shifre i shtohen 16 milionët që vijnë nga Bergamo për shitjen e Romeros.

11-shja titullare sipas Top Calcio pritet të jetë kjo:

(4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, de Ligt, Gosens; Locatelli, Pogba, Rabiot; Dybala, Morata, Chiesa

Shtuar 22.06.2021 23:31

Tags: ,