Zërat kritikues për Lionel Messi po fillojnë të zbehën ndeshje pas ndeshje.
Ikona argjentinase po vazhdon të marrë veten pas transferimit nga Barcelona te PSG dhe ka filluar të kthehet në një problem për kundërshtarët.
Messi shënoi dy gola në mes-javë në Champions League, megjithatë, me PSG ka shënuar një gol më të bukur.
Goli i tij i shënuar ndaj Nantes, nga jashtë zonës së 16 metërshit, është shpallur si goli më i mirë i muajit.
Ligue 1 ka shpallur golin e parë të Messi në Ligue 1 si më të mirin.
Pour son premier but en championnat, Lionel Messi remporte déjà le #ButDuMois de novembre ⚽️? pic.twitter.com/AwJ3Fu4dUm
— Ligue 1 Uber Eats (@Ligue1UberEats) December 10, 2021