sport

Ky do të jetë stadiumi më i madh në botë: Kandidat për Botërorin 2030 – por çmimi i ndërtimit është qesharak

Firma amerikane e arkitekturës Populous ka zbuluar detaje të reja në lidhje me fillimin e ndërtimit në “Grand Stade de Casablanca”, mega-stadiumi maroken që do të jetë në garë për të organizuar finalen e Kampionatit Botëror 2030, së bashku me Santiago Bernabeun të rinovuar plotësisht të Real madridit dhe “Camp Noun” e ri të Barcelonës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.

Stadiumi duhet të ndërtohet deri në vitin 2028 në Benslimane, rreth pesëdhjetë kilometra në lindje të Casablanca.

Të lidhura

None found

Është planifikuar të ketë një kapacitet prej 115,000 spektatorësh, duke e bërë atë stadiumin më të madh të futbollit në botë.

Ai gjithashtu do të zëvendësojë “Stade Mohammed V” si stadiumi vendas i klubeve më të mëdha të Marokut, Raja CA dhe Wydad AC.

Ai do të ndërtohet sipas projektit të firmës arkitekturore amerikane Populous, e cila fitoi tenderin ndërkombëtar me konsorciumin e drejtuar nga arkitekti maroken Tarik Oualalou.

Kompania amerikane e lartpërmendur bëri dizajnin për Wembley dhe stadiumin e ri të Tottenhamit, tribunat për pistën britanike të garave Silverstone dhe disa stadiume amerikane të bejsbollit.

Marokenët shpresojnë që finalja e Kupës së Botës 2030, e organizuar bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, mund të organizohet në atë stadium dhe do të luhen edhe tri ndeshje në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai, që do të shënojnë njëqindvjetorin e Kampionatit të parë Botëror në Uruguai.

Populous shpjegon në faqen e saj të internetit se projekti u frymëzua nga një mbledhje shoqërore tradicionale në Marok, e njohur si “moussem”.

Struktura e saj i ngjan tendave të famshme kaidale marokene. I gjithë stadiumi do të vendoset nën një çati të madhe tende që shfaqet si një ndërhyrje dramatike në peizazhin pyjor.

Kritikët pohojnë se të kujton shumë stadiumin Al Bayt në Katar, arkitektura e të cilit është frymëzuar nga tendat nga vendi i vogël arab ku u mbajt Kupa e Botës së fundit, gjë që tregon mungesën e inovacionit nga kompania që fitoi garën ndërkombëtare marokene.

“Punimet përgatitore janë duke u zhvilluar në një lokacion prej njëqind hektarësh në Benslimane dhe pas miratimit të financimit publik në tetor 2023”, shton i njëjti burim.

“Grand Stade de Casablanca është i rrënjosur thellë në kulturën marokene, me traditat dhe shprehjet e saj bashkëkohore. Ai është i ankoruar në figura të lashta dhe primitive: Moussem, tenda dhe kopshti, si dhe në topografinë dhe peizazhet e Marokut. Grand Stade de Casablanca është mishërimi i traditës së madhe të mikpritjes marokene”, thekson arkitekti maroken Tarik Oualalou.

Disa pyesin pse stadiumi do të mbajë emrin “Grand Stade de Casablanca” kur projekti do të kryhet në një qytet krejtësisht tjetër, prandaj propozojnë emrin Grand Stade du Maroc.

Gjithsesi, është një projekt i madh që do t’i prezantojë botës Mbretërinë e Marokut.

Çmimi i përcaktuar për ndërtimin është rreth 500 milionë dollarë, por disa mendojnë se në fund gjithçka do të jetë shumë më e shtrenjtë, siç ndodh zakonisht në projekte të tilla në mbarë botën. /Telegrafi/

të fundit

Dogana ndalon në Bogorodicë transportin e gjarpërinjve të mbrojtur dhe një hardhuce

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bogorodicës kanë sekuestruar shtatë gjarpërinj të rinj, katër prej të cilëve pitonë, si dhe…

25 seconds ago

RrGK mobilizon qytetarët për protestën e 25 nëntorit kundër femicidit

Rrjeti i Grave të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet t’i bashkohen protestës gjithëpopullore kundër vrasjes së…

1 minute ago

Kakavijë/ Kontrolli zbulon pistoletë dhe 141 gramë kanabis, arrestohet 51-vjeçarja gjermane

Një 51-vjeçare gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonte, policia…

12 minutes ago

Hamza shënon 27-vjetorin e PDK-së: Jemi partia e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit që nuk u përkulën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar ditëlindjen e 27 të partisë. Në urimin e tij, Hamza…

13 minutes ago

Shaheen in Tirana: Developments in Kosovo and Bosnia also affect Albania, instability does not stop at the border

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet…

28 minutes ago

Kosovo holds regional conference on financial integrity as part of the Berlin Process

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar konferencën rajonale “Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity” (Përtej…

28 minutes ago