Categories: kosovë

RrGK mobilizon qytetarët për protestën e 25 nëntorit kundër femicidit

Rrjeti i Grave të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve, organizatave dhe institucioneve që të marrin pjesë në protestën gjithëpopullore kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore, e cila do të zhvillohet më 25 nëntor.

Të lidhura

None found

Adelina Berisha, Drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, ka deklaruar se vrasja e fundit në Gjilan dëshmon edhe një herë nevojën urgjente që femicidi të trajtohet në Kosovë si një fenomen i lidhur ngushtë me pabarazinë gjinore dhe raportet e pushtetit.

“Fakti që legjislacioni ynë e konsideron gjininë si rrethanë rënduese nuk është i mjaftueshëm, nëse vrasjet e grave nuk hetohen dhe nuk trajtohen duke marrë parasysh dhunën me bazë gjinore dhe rrethanat që i kanë paraprirë rastit.

Kosova ka nevojë urgjente për një përcaktim ligjor të femicidit, si dhe për themelimin e një mekanizmi Femicide Watch, i cili do të mundësonte monitorimin dhe analizimin sistematik të rasteve, evidentimin e dështimeve institucionale dhe parandalimin e vrasjeve të tjera. Këto hapa janë në përputhje me frymën dhe kërkesat e Konventës së Stambollit për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të autorëve”, thuhet në opinionin e saj.

Berisha ka nënvizuar gjithashtu se drejtësia nuk duhet të presë që një grua ta ketë denoncuar më parë dhunën për ta konsideruar rastin serioz.

“Fakti që nuk ka pasur një raportim të mëhershëm nuk do të thotë se dhuna nuk ka ekzistuar. Institucionet duhet të hetojnë historikun e marrëdhënies, kërcënimet, kontrollin dhe çdo formë tjetër të mundshme të dhunës, në mënyrë që përjetimet e gruas para vrasjes të përfshihen në hetim dhe në përcaktimin e përgjegjësisë penale.

Drejtësia nuk mund të ndalet vetëm te çasti kur ka ndodhur vrasja. Ajo duhet të analizojë të gjithë kontekstin e dhunës, bashkë me çdo dështim institucional që mund të ketë ndikuar në humbjen e jetës”, ka theksuar Berisha.

Protesta e 25 nëntorit synon të bashkojë qytetarët dhe qytetaret, organizatat dhe institucionet në një qëndrim të përbashkët kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore.

“Ta shndërrojmë solidaritetin në veprim dhe të kërkojmë drejtësi, llogaridhënie dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e femicideve”, thuhet në opinionin e Berishës.

të fundit

Three vehicles collide on the Rrogozhinë-Lushnjë highway; one injured person taken to hospital

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të…

59 seconds ago

Gen Z protests spread across Europe, with clashes with police and Molotov cocktails from France to Albania

Protestat e të rinjve në disa vende të Europës, të zhvilluara për përmirësimin e arsimit dhe kushteve të jetesës, u…

1 minute ago

First runoff results in Brvenica published by the State Election Commission

KSHZ ka publikuar rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Bërvenicë.Nga 20.8 të vendvotimeve të përpunuara,…

2 minutes ago

Csaba Laszo pas barazimit në Korçë: Vllaznia duhet të përmirësojë pjesët e para dhe të respektojë më pak kundërshtarin

Csaba LaszloPas barazimit 1 – 1 me Skënderbeun në Korçë, java e 10-të në Abissnet Superiore, ka folur për mediat…

2 minutes ago

Voting ends in Brvenica, awaiting the first results

Votimi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.Qendrat e votimit, të cilat ishin të hapura…

2 minutes ago

Osmani pas humbjes në Elbasan: Duhej fituar ky duel

Qatip OsmaniEdhe pse Laçi shënoi i pari në duelin me Elbasanin në fushë kundërshtare, bardhezinjtë nuk arritën të merrnin pikë…

14 minutes ago