Gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Bogorodicës, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me policinë, gjetën dhe sekuestruan shtatë gjarpërinj të vegjël, mes tyre katër pitonë, si edhe një hardhucë. Automjeti drejtohej nga një shtetas i Kosovës.
None found
Ndër zvarranikët e konstatuar përfshihen kryesisht specie të mbrojtura: dy pitonë „Carpet Spilota”, një „Short-tailed”, një „Bredl’s Carpet”, një gjarpër „Chinese Ring Rat” dhe një „Reticulated Super Dwarf”. Në ngarkesë u gjet edhe gjarpri helmues „Baron Snake”.
Zvarranikët do t’u kalojnë institucioneve përgjegjëse, ndërsa ndaj personit të përfshirë do të ndiqen procedurat e parashikuara.
Drejtoria e Doganave rikujton se transporti i llojeve të mbrojtura rregullohet me kërkesa të posaçme dhe leje të detyrueshme, sipas Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër (CITES). Hyrja në vend e këtyre llojeve pa dokumentacionin përkatës përbën shkelje të ligjit.
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…