sport

Maroku do të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, kapacitet prej 115 mijë ulëse

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë.

Bëhet fjalë për një impiant futbollistik, që dhe do të jetë ndër atraksionet e mëdha të Kampionatit Botëror të vitit 2030.

Të lidhura

None found

Fillimi i ndeshjes së tij të parë është ende disa vite larg, por Kupa e Botës 2030 po shkruan që tani historinë.

Në fakt, për herë të parë, gara do të organizohet nga tri shtete nga dy kontinente të ndryshme, përkatësisht Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshjet do të luhen edhe në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguaj.

Një Botëror që synon të jetë një ngjarje e paprecedentë dhe që do të ketë mes protagonistëve të mëdhenj stadiumin më të madh në planet.

Siç raporton “Rivista Undici”, edhe stadiumi i madh i Casablancas do të jetë ndër objektet që do të presin ndeshjet e Botërorit 2030.

Nuk do të jetë një stadium si çdo tjetër, por më i madhi në botë.

Ai do të ndërtohet në provincën Benslimane, në gjysmë të rrugës nga Casablanca në Mohammedia dhe do të ketë një kapacitet prej 115 mijë vendesh.

“Grand Stade” do të marrë jetë në vitet e ardhshme, duke qenë se objekti aktualisht është ende në fazën e planifikimit.

Krijimi i saj iu besua një konsorciumi të udhëhequr nga “Oualalou+Choi” dhe që përfshin gjithashtu “Populous”, një studio që ka projektuar stadiume si Emirates, Da Luz dhe Wembley-n e ri në Evropë.

Për ndërtimin e tij është ndarë një shumë fillestare prej 411 milionë eurosh.

Hapësira e nevojshme për ndërtimin e “Gran Stade” do të jetë mbi 100 hektarë.

Objekti do të ndërtohet në një zonë strategjike pranë aeroportit Muhamed V dhe do të rrethohet nga struktura të tjera që do ta bëjnë të gjithë zonën një kompleks sportiv të jashtëzakonshëm.

të fundit

Citizens fear the authorities and tax administration / Saimir Korreshi: Institutions act like tax collectors; a system of theft has been established

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se frika më e madhe e qytetarëve nuk lidhet me policinë, por…

4 seconds ago

Diddy receives 41 extra days in prison after privileged life behind bars

Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te…

29 seconds ago

Professor Ramabaja calls for review of the Kosovo Specialist Chambers Law: President should initiate legal analysis

6 tetori ka shënuar një ditë të rëndësishme për Kosovën, fillimisht me kalimin e projektligjit për ndryshimet e Speciales dhe…

2 minutes ago

Radoiçiq seen beside Vuçiq’s son at SNS election rally in Kragujevac

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në…

3 minutes ago

Magyar congratulates Kurti on new term and reaffirms Hungarian support for Kosovo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter…

3 minutes ago

Muhamet Elmazi opposes police violence against two young Albanians from Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi ka reaguar në lidhje me raportimet për dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë…

5 minutes ago