Avantazhi i West Ham ka zgjatur vetëm pesë minuta ndaj Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë kundërpërgjigjur me Cristiano Ronaldon në minutën e 35.
CR7 ka “përshëndetur” rrjetën në tentativën e dytë pasi fillimisht u ndal nga portieri. Ky është goli i tretë i portugezit në Premier League.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim, 1-1. /albeu.com/