Shqipëria do të përballet me Finlandën prej orës 15:00 në stadiumin e Helsinkit, në një ndeshje që pritet të përcaktojë ekipin që do të sigurojë vendin e parë në grupin e Ligës C të Ligës së Kombeve. Skuadra që do të kryesojë grupin do të ngjitet direkt në Ligën B, duke rritur edhe mundësitë për kualifikimin në Europianin e vitit 2028.
Të lidhura
None found
Trajneri Rolando Maran po përgatit formacionin për këtë përballje vendimtare, ndërsa gazetari sportiv Gentjan Alinani ka dhënë parashikimin e tij për lojtarët që mund të nisin takimin nga minuta e parë.
Në portë pritet të rikthehet Etrit Berisha, i cili do të zëvendësojë Alen Sherrin. Ky i fundit ishte titullar dhe luajti të 90 minutat në përballjen kundër San Marinos.
Reparti i mbrojtjes pritet të mbetet i pandryshuar. Në qendër do të rreshtohen Mitaj, Ismajli dhe Gjimshiti, ndërsa në krahë parashikohet të aktivizohen Pilo dhe Hysaj.
Asllani dhe Ramadani pritet të formojnë dyshen e mesfushës. Në krahun e majtë të sulmit, Hoxha mund të marrë vendin e Mehmetit, ndërsa Muçi ruan pozicionin e tij. Në majë të repartit ofensiv do të jetë sërish Rey Manaj, me paraqitjen ndaj San Marinos që mund t’i japë avantazhin për të startuar ndaj Finlandës.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
SHQIPËRI: Berisha; Pilo, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Ramadani, Hoxha, Muçi, Manaj.
