Njoftimi zyrtar mungon ende, por trajneri i ri i Udineses do të jetë Paco Jemez , pas shkarkimit të Luca Gottit.
Paco Jemez, një trajner spanjoll 51-vjeçar, ka një të kaluar si mbrojtës në La Liga me fanellat e Rayo Vallecano, Deportivo La Coruna dhe Real Zaragoza marrë nga Corriere dello Sport.
Të lidhura
None found
Ai numëron 21 paraqitje, mes viteve 1998 dhe 2001, në Kombëtaren spanjolle me të cilën u përball dy herë me Italinë në një ndeshje miqësore dhe luajti në Kampionatin Evropian të vitit 2000.
Paco Jemez, ish-trajneri i Granadës
Duke i varur këpucët, ai u bë trajner në vitin 2007 në stolin e AlcalA, përpara se të transferohej në Cordoba, Cartagena dhe Las Palmas, përpara se të bashkohej me Ligën në krye të Rayo Vallecano, Granada dhe Las Palmas përsëri. Familja Pozzo, pronare e Udineses, u takua me Jemezin pikërisht në kohën e Granadës, një klub që ishte në duart e Pozzos deri në vitin 2016. /albeu.com/
