Real Madridi ka bërë publike listën e lojtarë për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit përballë Athletic Bilbaos.
Në këtë listë, vëehet mungesa e Karim Benzema që nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin e fundit dhe Ancelotti ka vendosur mos ta rrezikojë.
Lajmi i mirë është kthimi i lojtarëve që ishin grumbulluar me Brazilin si, Militao, Casemiro, Vini JR dhe Rodrygo.
Lista e plotë:
Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias
Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga
Sulmues: Hazard, Asensio, Jovic, Bale, Vinicius, Rodrygo. /albeu.com