Kupa e Italisë/ Berat Gjimshiti zbret në fushë, Atalanta kërkon fitoren ndaj Fiorentinës

Në Itali mbrëmjen e sotme në Itali do të luhet gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Italisë.

Në orën 21:00 në “Stadio Artemio Franchi” do të luhet sfida mes Fiorentinës dhe Atalantës.

Berat Gjimshiti do të zbresë në fushë për të kërkuar fitoren ndaj skuadrës “vjollcë” peër të qenë më afër finales së madhe.

Për Fiorentinën është viti i tretë radhazi që arrijnë në gjysmëfinale.

Ndërkohë nga krahu tjetër bergamaskët do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni dhe Kupa është një mundësi për të fituar trofe këtë sezon.


Shtuar 3.04.2024 12:43