Sot zhvillohet finalja e Kupës së Francës në mes klubeve të Monacos dhe Paris Saint-Germain.
PSG do të jetë në këtë ndeshje pa yllin e tyre, brazilianin Neymar, i cili do të mungojë shkaku i kartonave të arkëtuar.
Monaco kërkon që të befasojë Mauricio Pochettinon dhe kësisoj të fitojë trofeun e parë këtë sezon dhe të parin pas disa viteve.