Kundërshtarët nuk e ndalin dot, në Angli peticion për largimin e Haaland nga Premier League

Erling Haaland pa diskutim ka bërë që gjithë bota të thërrasë me zë të lartë emrin e tij, teksa paraqitjet e tij me Manchester City-n kanë “çmendur” tifozët.

19 gola në 12 ndeshje në këtë sezon me fanellën e “Qytetarëve” ka habitur gjithë Europën, teksa mbrëmjen e djeshme arriti që ndaj Copenhagen të shënojë dopietë.

Siç duket në Angli nuk iu besojnë syve për aftësitë e norvegjezit, ndërsa është shume e çuditshme që kanë nisur një peticion për largimin e tij nga Premier League, pasi tashmë shumë tifozë kanë filluar ta quajnë 22-vjeçarin një “robot”.

Edhe pse mund të duket si një shaka, deri tani, ky peticion është firmosur nga më shumë se 1.8 M persona.