Kumbulla e heq mendjen nga merkatoja dhe bën gjestin human, surprizon fëmijët e “Save Children” (VIDEO)

Marash Kumbulla është një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur ditët e fundit, zëra që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga skuadra e Romës.

Kumbulla duket se nuk e ka mendjen te merkato dhe ka menduar të bëjë një gjest shumë të veçantë ndaj fëmijevë të organizatës “Save Children”, duke treguar se është një lojtar me zemër të madhe.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka vendosur t’iu dhurojë fëmijëve 50 topa futbolli dhe volejbolli, ku nuk ka nguruar t’iu përcjell atyre edhe një mesazh shumë të veçantë, teksa i nxit fëmijët të vazhdojnë të ëndërrojë se një ditë ëndrrat kthehen në realitet.

“Unë me të vërtetë shpresoj me gjithë zemër që ju ka pëlqyer kjo surprizë. Këto topa janë për argëtim, por edhe për të vazhduar stërvitjen, kështu që mbase bëheni edhe më të fortë. Mos ndaloni kurrë së ëndërruari dhe gjithmonë duke besuar në veten tuaj. Doja gjithashtu t‘i dërgoja një përqafim të madh të gjithë edukatorëve të “Save the Children Italia“ dhe të Antropos që i kushtojnë ditët e tyre këtij projekti të bukur. Shpresoj shumë që t’ju njoh e të takoj nga afër sa më shpejt dhe të jem me ju, një përqafim”, janë fjalët e Kumbullës në videon e shpërndarë nga agjensia e lojtarit shqiptar.

 

 


Shtuar 6.01.2022 12:58