Kulusevski “godet” Juventusin

Dejan Kulusevski ka thënë se qëndrimi në Juventus ishte shumë frustrues, por është përmirësuar gjithçka prej kalimit të tij në Tottenham.

Suedezi bëri lëvizjen në janar si huazim te Tottenham deri në qershor 2023 për 10 milionë euro, me detyrimin blerje për 35 milionë euro tjera nëse plotësohen disa kushte.

Tottenham synon që ta blejnë lojtarin pa marrë parasysh a arrihen objektivat, pasi ai ka impresionuar aq shumë në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohore.

Suedezi ka shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime në 11 ndeshje.

“Gjërat mund të ndryshojnë kaq shpejt për një lojtar”.

“Kishte shumë gjëra në Juventus që nuk funksiononin dhe ishte shumë frustruese. Në Tottenham, ka një frymë të freskët, kam një raport më të mirë me trajnerin, jam stërvitur më mirë dhe fiziku im është përmirësuar”, deklaroi suedezi.

Kulusevski mbush 22 vjeç muajin tjetër. Ai kurrë nuk u pajtua me Allegrin, duke u ankuar se trajneri nuk mund të gjente pozicionin e duhur që ai të jepte më të mirën.


Shtuar 23.03.2022 19:11