Kukësi dhe Tirana e nisin Superioren me barazim (VIDEO)

Ka përfunduar 1-1 sfida mes Kukësit dhe Tiranës në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Abisnet Superiore.

Ndeshja u hap me gol për verilindorët pas vetëm 3 minutash lojë, kur Daci realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Tirana nuk u dorëzua dhe gjeti golin me Xhixhën në minutën e 56′.

Kujtojmë që vendasit ngelën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të autorit të golit, Daci në minutën e 71.

Në ndeshjen e radhës, Tirana luan në transfertë ndaj Egnatias, ndërsa Kukësi sfidon në Loro Borici Vllazninë. /albeu.com/

Shtuar 19.08.2022 19:05

Tags: ,