Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali, çfarë dyshohet?

Vrasja e shqiptarit Elson Kavaleri në një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme në Itali, dyshohet së është bërë për larhe hesapesh.

36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga 3 autorë të cilët ishin të maskuar duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë Elson Kalaveri është një emër i njohur për policinë shqiptare.

Kalaveri ka qenë i përfshirë në një ngjarje vite më parë, ku ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras, ndërsa ishte arrestuar për ngjarjen. Ngjarja në fjalë ndodhi në vitin 2014 brenda komisariatit, ku plagosi fqinjin e tij.

Dëshmitarët në zonë i thanë policisë se autorët u larguan me shpejtësi me një makinë të errët. Kërkimet për kapjen e tyre vazhduan edhe gjatë orëve të natës në disa fshatra pak të banuar.