Kroacia përmbys rezultatin përballë Shqipërisë

Kroacia e ka përmbysur rezultatin 2-1 ndaj Shqipërisë në kuadër të fazës së grupeve në Euro 2024.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e tanëve, duke mbajtur një dominim të plotë në çdo repart.

Edhe 45 minutat e dytë nisën me tempo të lartë, por që Kroacia vazhdoi të kërkonte më shumë.

Kroatët e arritën golin e barazimit në minutën e 74-të, kur Ante Budimir asistoi te Andrej Kramaric për rezultatin 1-1.

Kroacia nuk u ndal me kaq dhe përmbysi rezultatin kur në minutën e 76-të Klaus Gjasula ishte i pafat dhe realizoi auto-gol.


Shtuar 19.06.2024 16:40