Kristjan Asllani titullar dhe 2 shqiptarë në stol, formacionet zyrtare të Frosinone – Inter

Inter do të luajë në transfertë përballë Frosinones, ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Benito Stirpe”, do të startojë në orën 20:45.

Për zikaltërit, mesfushori i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani do ta nisë si titullar këtë sfidë.

Në krahun tjetër, te Frosinone, Marvin Çuni dhe shqiptari i tjetër, Arijon Ibrahimovic e nisin këtë ndeshje nga stoli.

Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Frosinone – Inter.


Shtuar 10.05.2024 19:59